Bashkia e Tiranës nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në industrinë kreative me ambasadën franceze në Shqipëri. Sipas kryebashkiakut, Erion Veliaj, marrëveshja do të sjellë një frymë dhe energji të re sa i përket bashkëpunimit mes Tiranës dhe Parisit. Veliaj shtoi se konkretizimi i këtyre nismave është në vazhdën e angazhimeve të ndërmarra pas vizitës që presidenti i Francës zhvilloi në kryeqytetin shqiptar dhe rikthimit të vizitës së kryeministrit Rama në Paris.