Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Luan Dulellarin, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Kurmakut. 57-vjeçari i cili mbeti viktimë, punonte si kamarier në një restorant, ku u dhunua e më pas godit për vdekje nga Erjon Llapushi, person me precedentë të mëparshëm penal. Gjykatësi i çështjes Idush Maliqi ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Dulellarin, ky i fundit i arrestuar vetëm dy ditë më parë dhe këtë të martë është dhënë masa e sigurisë për të.