Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për çregjistrimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, me kërkesë të Këshillit Kombëtar. Kjo kërkesë vjen për shkak se asokohe Basha rezultonte kryetar në regjistrin e partive, edhe pse ishte dorëhequr publikisht. Kësisoj seanca do të mbahet më 30 prill, teksa njëherësh ka pezulluar vendimin për njohjen ose jo si palë të përfaqësuesve të PD-së zyrtare. Këta të fundit janë të mendimit se Këshilli nuk mund të përfaqësojë PD përballë palëve të treta.