Ndërsa Lulzim Basha po realizon fushatën e tij për të rifituar votëbesimin e demokratëve, retorika e tij është përqendruar tek Edi Rama dhe ngacmimi i sedrës së mbështetësve të partisë të tij. Basha u kërkon të mos harrojnë sakrificat ndërsa për humbjet e tij, fajtor bën kreun e qeverisë.