Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në Facebook mëngjesin e se enjtes, ka publikuar një grafik, duke ilustruar kontrastin e rënies së pasurisë së shqiptarëve përgjatë 8 viteve, ndërsa ministrat e Ramës janë pasuruar gjithnjë e më shumë. Me ane te statusit te tij kreu demokrat thekson se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve," shkruan kreu i selisë blu. Rama e ministrat e tij shumëfishojnë pasurinë, Shqipëria në varfëri të plotë Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij". shkruan kreu I pd, Basha.