Top News – Basha prezanton ‘programin për rininë’/ ‘Skema që ndihmon të rinjtë të ngrenë biznes’
05/02/2021 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të programit për rininë u zotua se do të zgjidhë çështjen e papunësisë për këtë kategori. Ai shtoi se do të angazhohet për të ndihmuar të rinjtë për të ngritur biznese, duke bërë të mundur kalimin tek ata të të aseteve të sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia. Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë. Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para... Basha tha po ashtu se do të jepen 5000 bursa të plota në vit për të gjithë të rinjtë, të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. “Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Top News – Demokrati kërkon disiplinë brenda partisë. ‘Familja jonë ka rregulla’
12/12 22:03
Top News – ‘Atdhe ngrije pak tavanin!’ Demokrati citon poetin arab
12/12 22:03
Top News – ‘Kafja e Krimit’. Habit demokrati- ‘Më kanë bërë 4 atentate’
12/12 22:03
Top News – ‘Në PD, njerëz që luajnë me dy porta’. Demokrati kërkon regjistër turpi
12/12 22:02
Top News – ‘Lideri jonë ka energji jashtëtokësore’ Demokrati i thurr lavde Berishës
12/12 22:02
Top News – Militanti ja thotë në sy Berishës. ‘Janë mërzitur njerëzit, ka qejfmbetje’
12/12 22:02
Top News – ‘Përgatitemi për revoltat më të fuqishme’ Berisha mobilizon strukturat e Elbasanit
12/12 22:01
Top News – ‘Rikthimi i Ballukut i diktuar nga Rama’. Berisha ‘mea culpa’ për mbështetjen e Shabanit
12/12 21:47
Top News – ‘Rama, në gjak për votën tonë, nuk shuhemi, do fitojmë’ Berisha, foltore në Elbasan
12/12 21:20
Top News – ‘Rama diktoi rikthimin e Ballukut në detyrë, nuk ndalemi, kemi punë me kryeministrin’
12/12 21:20
Top News – Berisha kërkon falje për Endrit Shabanin. ‘Gabim ishte, ju kërkoj ndjesë’
12/12 21:20
Top News- PD nuk njeh Avokatin e Popullit, zbulohet lëvizja, kallëzim ndaj Peleshit
12/12 19:56
Top Channel/ Berisha i kënaqur me kreun e SPAK: Zgjedhje kushtetuese. Trupa e KLP, mizogjene
12/12 15:15
Top Channel/ “Po kjo vajza këtu”, Rama batuta me të rinjtë: Se dija që ishe ëmbëlsira për në fund
12/12 14:56
Top Channel/ “Na bjer një teke tjetër”, Rama më të rinjtë: Inshallah ju ka ngelur diçka në mendje
12/12 14:14
Top Channel/ “Ata që thonë se s’ka punë…”, Rama batuta me të rinjtë: Ky që na rri si spiun…
12/12 14:01
Top Channel/ Salianji mungoi në 35-vjetorin e PD, Berisha: Duhet ta ndjesh përvjetorin
12/12 13:36
Top Channel/ Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK, Berisha: Ambasadorët doni ti jepnin një mesazh Ramës
12/12 13:15
Top Channel/ Endri Shabani u bë Avokat i Popullit. Merr 85 vota, falënderon 35 deputetët e opozitës
12/12 12:10
Top Channel/ Salianji në Gjirokastër: PD gaboi, nuk po mbështet njerëzit e saj
11/12 23:20
BILETA Portokalli - Bileta