Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, mbledhje kjo e nisur që rreth orës 11:30. Mbledhja e cila u zhvillua me debate të shumta është mbyllur me 3 propozime konkrete për zgjidhjen e krizës së brendshme. Këto propozime përfshijnë bërjen e një hapi pas të kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha, ngritja e një komisioni të përbashkët pune dhe mbajtjen e zgjedhjeve në parti, pika këto që pritet të diskutohen në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.