Në një kohë kur më shumë se 18 deputetë i kërkuan kryedemokratit Basha të bëjë një hap pas, ky i fundit, ashtu sikurse edhe një javë më parë, zhvilloi pasditen e 13 marsit, një mbledhje me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, për të reflektuar mbi shkaqet që sollën disfatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 6 marsit.