Në ditën e parë kur zyrtarisht ka nisur viti i ri akademik 2020-2021, por me mësimin që do të zhvillohet online për shkak të pandemisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studente në “Qytetin studenti”. Për Bashën vendimi për të kaluar mësimin në universitete online 3 ditë para nisjes së vitit akademik, ishte i pabesë dhe penalizonte studntet që kanë filluar përgatitjet dhe kanë bërë shpenzime të shumta duke u zhvendosur në shtepi me qera apo edhe në konvikte