Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se ka intensifikuar aksionin e tij në parti. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mësohet se Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijimin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.