Në vijim të takimeve në qytete të ndryshme të vendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Belsh. Në një bashkëbisedim me banorët e Belshit, kryedemokrati i është përgjigjur interesimit lidhur me vettingun në politikë. Basha tha se tani është koha për tu treguar shqiptarëve se kush është i korruptuar dhe i lidhur me krimin.