Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur me një ndalesë në Kurbin vizitën e tij në Shkodër. Teksan poston videon nga një grumbull i madh njerëzish në shkelje me masat antiCOVID, Basha nuk ndalon as gafat e tij. Teksa bën një video Basha ngatërrohet me datat e pelegrinazhit në Kishën e Laçit ku thotë që përfundon në 12 qershor. Kanë qenë të pranishmit që e korrigjojnë duke i thënë se ajo përfudnon më 13 qershor, ndërsa Basha e kalon me batutë duke thënë se e ka mendjen tek ditëlindja e tij që e ka me 12.