Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali me dy kërkesa në lidhje me përplasjen që deputetët e opozitës patën me forcat speciale të Policisë së Shtetit në oborrin dhe lulishten e Kuvendit. PD kërkon prej Spiropalit që të informojë grupin parlamentar se kush dha urdhrin dhe autorizoi hyrjen e forcave speciale të policisë në oborrin e Kuvendit, në një kohë që siguria në këtë territor i takon veç Gardës së Republikës.