Kreu I grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu. Sipas Bardhit, kjo është sjellja e Edi Ramës sa herë nuk I pëlqejnë vendimet e marra nga gjyqtarët e pavarur. Sulmi i Edi Ramës ndaj gjyqtarit është dëshmi flagrante e përpjekjeve të një kryeministrit karagjoz për të shkallmuar tërësisht pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe themelet e shtetit të së drejtës. Megjithëse në vitin 2022, miratoi vetë fillimisht vendimin dhe më pas ligjin që iu mundësonte oligarkëve të tij ndërtues të ligjëronin katet e kullave pa leje në qendër të Tiranës, duke i amnistuar edhe nga ndjekja penale, tashmë i vërsulet një magjistrati të ri me fjalor rruge për të vetmin "mëkat" se ka zbatuar ligjin që vetë Edi Rama e miratoi për të ligjëruar antishtetin për llogari të oligarkëve të tij.