Teksa opozita e maxhoranca janë një hap larg marrëveshjes për rikthimin e Kuvendit në normalitet, Gazment Bardhi ka marrë një tjetër hap. Nëpërmjet një letre, Bardhi kërkon nga Gjykata Kushtetuese përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit të bërë nga opozita të lidhit për Komisionet Hetimore. Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit demokrat, thuhet se ky ligj mbart interes të veçantë publik, pasi lidhet me kontrollin e kuvendit ndaj ekzekuzivit.