Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe përfaqësuesve të ndërkombëtarëve në Tiranë, me një letër, ku thekson se ajo po i jep urdhra të paligjshme Gardës së Republikës, për të penguar deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre. Ai e konsideron të paprecedentë praninë e gardës në Kuvend, duke shtuar se po bëhet me qëllim për të intimiduar deputetët e opozitës me forca sigurie.