Kryetari i grupit parlamentar demokrat, njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Presidentit të Republikës për të dekretuar ligjin për Zonat e Mbrojtura. Sipas Bardhit “Presidenti i Republikës humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik.”. Kreu grupit demokrat thekson se “për Kreun e Shtetit në çdo rast prevalon interesi korruptiv i klientëve të Edi Ramës dhe jo interesi i qytetarëve shqiptar”.