Me tensione është shoqëruar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit, ku demokratët kanë kërkuar ndryshim të rendit të ditës, teksa akuzuan kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shkelje të Rregullores së Kuvendit. Sipas Bardhit, duke mos u lejuar diskutimet, po trajtohet Kuvendi si një prone private.