Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi e cilësoi propozimin e Taulant Ballës për një minutë heshtje për masakrën e 2 prillit 1991 si një provokim. Sot në një akt provokimi, përfaqësues i partisë që vrau 4 qytetarë në 2 prill 1991 provokoi deputetët e opozitës duke fyer familjet e tyre dhe duke kërkuar 1 minutë heshtje kur në sallë nuk kishte më shumë se 10 deputetë. Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të bëhej në një orar kur të 140 deputetët të ishin prezentë Jashtë ambienteve të Kuvendit, Bardhi hodhi akuza në drejtim të mazhorancës me pretendimin se deputetet e opozitës janë kërcënuar. Deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që për shkak të frikës që ka, nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi si fajtor për mosfunksionimin e Parlamentit.