Kjo javë ka qenë plot tensione dhe debate në shtëpinë e big brother. Arjola dhe Einxhël kanë vijuar debatet e nxëhta brenda shtëpisë e mesa duket mes vajzave ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Tensioni që ekziston në shtëpi është përcjellë edhe te ndjekësit e reality-shoët. Dhe sikur mos të mjaftonte kjo, një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Ndërsa një pjesë e banorëve ndodheshin në oborr, ashtu sic edhe qëndrojnë cdo natë, disa persona kanë sulmuar shtëpinë e “Big Brother” dukle hedhur gura dhe sende të tjera të forta. Sigurisht, situata është kontrolluar në kohë dhe nuk ka as të lënduar as dëme materiale.