Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim për rreth 2 orë me banorët e prekur nga projekti TID në qytetin e Durrësit, të cilët protestojnë prej disa ditësh kundër shembjes së banesave dhe nivelit të dëmshpërblimit që u është caktuar. Rama tha se është gjetur dakordësia për të rivlerësuar mundësinë që disa banesa të kenë vlera për trashëgiminë kulturore, si dhe do të rishikohet vlerësimi i dëmshpërblimit për të tjerat.