Shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bërë pjesë edhe 6 konkurentë të rinj këtë të shtunë. Banorët që ishin brenda shtëpisë kanë bërë biseda, batuta e lojëra me ta, por në një bisedë me Oltën, Qetsori tha se ata po i trajtojnë “keq” banorët e rinj. Ai u shpreh se mbrëmjen e të hënës banorët e vjetër debatuan shumë me konkurentët e rinj dhe kjo situatë e ka shtyrë Qetsorin që mendojë se ata po trajtohen “keq”.