Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec protestuan paraditen e së hënës duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat. Protesta e tyre lidhet me gjendjen e amortizuar të rrugës, e cila është dëmtuar disa muaj më parë si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza. Tashme me përfundimin e punimeve, firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.