Që nga data 1 janar e këtij viti, bankat janë të detyruara të përmbushin një shtesë të mëtejshme të kërkesave rregullatore për kapital. Shtesa konservuese e kapitalit nga fillimi i këtij viti ka arritur në nivelin 2 për qind nga 1.5 që ishte detyrimi për t’u përmbushur deri në fund të vitit të kaluar.