Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se pas sulmit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, pozicioni i Serbisë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është “më i komplikuar”. “Një numër jo i vogël i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare filloi të dielën me narrativën se në Serbi ka terroristë, se Serbia është sponsorizuese e terrorizmit, se duhet të sanksionohet, të dënohet”, tha Vuçeviç për Radio Televizionin e Serbisë.