Intepol Tirana në bashkëpunim me homologët e Brukselit kanë bërë të mundur ekstradimin nga Belgjika drejt Shqipërisë, të Dritan Kolës, i njohur ndryshe si Mark Kola, një prej anëtarëve të ‘Bandës së babagjyshëve” të cilët kanë kryer një sërë grabitjesh nën këcënimin e armëve të zjarrit. Dritan Kola u shpallu në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2014, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale "Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.