Shqiptari Esmin Ferhati, i cili plagosi një ditë më parë një oficer policie grek, nuk ngurronte që ta reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij luksoze. Ferhati, i njohur me nofkën “Esko”, u qëllua me armë zjarri nga Policia, pasi plagosi një prej tyre me kaçavidë, në tentativë për të shpëtuar nga arrestimi.