Të armatosur e të dhunshëm, banda shqiptare prej pesë personash që dyshohet nga autoritetet italiane si autore e të paktën 200 grabitjeve në Romë dhe Napoli është drejt shkatërrimit. Mediat italiane shkruajnë se së fundmi është ndaluar në Shkodër anëtari i katërt i grupit, nga pesë persona të shpallur në kërkim. Tre prej tyre u arrestuan në muajin maj.