Top News – Banda e prostitucionit/ OFL, kërkesë për Bajrin e Shkodrës
26/05/2020 13:20

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon burimin e pasurisë dy personazheve të tjera të botës së krimit, pjesëtarë të bandës kriminale të Bajrajve në Shkodër. OFL u ka dërguar kërkesë për dorëzimin e pasurisë shtetasve Enver Bajri dhe Emrah Plaku, të dënuar për vepra të rënda kriminale, si shfrytëzim prostitucioni, grup i strukturuar kriminal apo shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Enver Bajri, banues në Shkodër wshtw person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Gjithashtu, Gjykata e Bolonjës (Itali) e ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni, e kryer në bashkëpunim”. Emrah Plaku, banues në Shkodër wshtw gjithashtu person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel/ Kreu i ri I SPAK, Klodian Braho dhe prokurorët e çështjes “Balluku” mbërrijnë në Kuvend
19/12 11:23
Top News- Katari feston Ditën Kombëtare, pritje ceremoniale dhe nga ambasada në Tiranë
19/12 11:16
Top News- Mbledhja për Ballukun, partia ‘Mundësia’ proteston para Kuvendit
19/12 10:58
Top Channel/ Braho shkon në Këshillin e Mandateve, shoqërohet nga dy prokurorët e çështjes ‘Balluku’
19/12 10:36
Top Channel/ Peshku luan shfaqet sërish pranë Karaburunit, rrezik për njerëzit dhe ekosistemin
19/12 10:35
Top News- Momenti kur Klodian Braho zbret nga makina, në Kuvend për të kërkuar mandatin e Ballukut
19/12 10:29
Top News- E gjithë administrata vendore në trajnim, në fokus komunikimi dhe financat
19/12 10:29
Top News- Peshku që po dëmton ekosistemin ujor/ Alarm në Karaburun, peshkatarët- Është helmues
19/12 10:26
Top News- Prokurorët e SPAK nisen drejt Kuvendit, dalin nga ambientet e Prokurorisë
19/12 10:20
Top News- SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mandatet vendosin për imunitetin e zv/kryeministres
19/12 09:52
Top News- Kapet në Karburun peshku i rrezikshëm, shkakton probleme shëndetësore
19/12 09:43
Top News- Demokratët të gjithë tek Etika, pas tensioneve në Kuvend njihen me dënimet
19/12 09:25
Top Channel/ Binaj i bashkohet protestës së Lapajt: Do marr pjesë dhe në tubimet nga partitë e tjera
18/12 22:52
Top News- Rama flet për ‘The Observer’: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në, kurrë s’do përdorim…
18/12 22:51
Top News- Çështja çame tërbon Greqinë, akuza për provokim pas vizitës së Spiropalit
18/12 22:17
Top News- Miratohet pa Veliajn buxheti i Bashkisë Tiranë, ku do investohen më shumë për 2026
18/12 21:02
Top Channel/ Korreshi bllokohet në Kuvend, deputeti demokrat “shpërthen” në ofendime ndaj Gardës
18/12 20:44
Top Channel/ Plagosja për sherrin në TikTok, arrestohet 36-vjeçari me akuzën e vrasjes me paramendim
18/12 20:07
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 20:05
Top News- Drejtoria e AKSHIT njihet me masat, GJKKO jep vendimin
18/12 20:05
DIGITALB DIGITALB