Gjykata e Posaçme ka caktuar zhvillimin e seancës paraprake në ngarkim të Laert Haxhiut më 4 mars, i dyshuar nga SPAK për një sërë veprash të rënda penale nga “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “ vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal” etj. Gjykata e Posaçme ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtarin Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit si “Noizy” si dhe familjarët e tij.