Ish presidenti Bamir Topi u paraqit këtë martë në SPAK për çështjen e 21 Janarit. Për afro një orë e gjysmë ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa dha shpjegime para hetuesve. Në dalje Bamir Topi refuzoi që të jepte një koment se çfarë deklaroi duke pohuar se çështja është në fazë hetimi.