Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin "me interes për kinezët", tha Pentagoni pa dhënë hollësi se çfarë trajktoresh kishin përshkuar ato, apo nëse kishin kaluar mbi ndonjë objekt ushtarak. Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder tha se Shtetet e Bashkuara dispononin informacion rreth këtyre katër balonave kineze përpara se të zbulonin atë më të fundit, e cila mbërriti mbi Alaskë më 28 janar.