Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi vijoi me akuzat kundrejt ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun për cështjen e blerjes së energjisë. Ai thotë se edhe pse dokumentet zyrtare tregojnë se ministrja ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen ekskluzivisht nëpërmjmet tregut ALPEX një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi sipas deputetit demokrat, energjia është shitur më lirë dhe blerë më shtrenjtë jashtë bursës duke I shkaktuar një dëm prej 180 milionë eurosh buxhetit të shtetit.