Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Kreshnik Bajraktari është caktuar në këtë post. “Inxhinier mekanik, profesionist, i cili prej kohësh ka kontribuar në transportin publik në #MIE dhe Bashkinë e Tiranës. Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, një zyrtar i ndërgjegjshëm dhe një drejtues që punon në skuadër”, shkruan Balluku në videon e prezantimit të tij.