Pasi prokurorët e SPAK relatuan para deputetëve kërkesën e tyre për arrestimin e Belinda Ballukut, socialistët do të kenë takimin e tyre të parë ditën e enjte, më 26 shkurt, në orën 11 në Pallatin e Brigadave. Në këtë mbledhje, pritet që deputetët dhe ministrat të marrin udhëzime sa i takon qëndrimit që do të mbajnë për Belinda Ballukun.