Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte pjesë e takimit të ministrave të transportit në Budapest, organizuar nga qeveria hungareze, në kuadër të presidencës në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat, Balluku vlerësoi mbështetjen financiare të BE-së për projektet hekurudhore në rajon, përfshirë ndërtimin e segmenteve të Korridoreve VIII dhe X, por ngriti shqetësimin për burokracinë dhe kohën e gjatë që kërkohet për realizimin e tyre.