Ndërsa puna në Aeroportin e Kukësit vazhdon, këtë të mërkurë është testuar edhe ulja e avionëve. E pranishme ishte edhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila pa nga afër këtë test. Nga Aeroporti në ndërtim, ajo tha se po punohet paralelisht me disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri. Ndërsa u shpreh se ky projekt do të jetë me standarde ndërkombëtare.