E prerë, por edhe qartazi e indinjuar, ministrja e infrastruktures Belinda Balluku deklaroi se kontrollorët e AlbControl që refuzojnë të kryejne detyrën e tyre, do të nxirren nga ndërtesa. Për ministren, greva e kontrollorëve nuk mund të justikohet ndryshe përvecse me ndërhyrjen e politikës. Disa kontrollorë janë të kapur prej saj, janë kthyer në masha tha Balluku.