Nga Strasburgu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi të majtët se po kryejnë një akt antikushtetues, me shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut deri kur të ketë një vendimmarrje nga ana e Gjykatës Kushtetuese. “Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, antikushtetues të Ramaduros dhe veglave të tij, Peleshit të parlamentit, të cilët në një vendim jashtë çdo lloji dhe kushtetute bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e kryehajdutes së vendit, Lubi Ballukut, vetëm e vetëm se aferat e saj janë të pandashme me aferat e Ramaduros. Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri.