Një raport të Qendrës së Përbashkët Kërkimore lidhur me gjendjen e ajrit, të mjedisit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor del në përfundimin se ndotja e ajrit në rajon është në nivel të lartë dhe se "cilësia e ajrit mbetet një problem shqetësues”. Përfundimet e raportit i shërbejnë arritjes së qëllimit për "ndotje zero” në bazë të "Marrëveshjes së Gjelbër”. Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan në Samitin e Sofjes në nëntor 2020 "Agjendën e Gjelber” si dhe një udhërrëfyes që synon ta përafrojë rajonin me "Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane” për ta bërë Evropën një kontinent neutral ndaj gazit karbonik deri në vitin 2050.