Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje gjatw fjalimit nw Bruksel se shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia tw bëhen pjesë sa më parë e familjes evropiane. Von der Leyen mbajti fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian dhe përmendi Ballkanin, ndwrsa foli për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së. Duke u ndalur tek procesi i anëtarësimit në BE, presidentja e KE-së tha se mbështet idenë për formimin e një bashkësie politike evropiane, duke shtuar se propozimet për këtë temë do të paraqiten gjatë samitit të radhws.