Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Ëolfgang Ischinger, tha se Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve të tjera. Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Prishtinë me temën “gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ku tha se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të rriste qëndrueshmërinë e rajonit.