Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët për të luftuar evazionin fiskal në të tri vendet. Radio Evropa e Lirë ka siguruar tekstin e një memorandumi mirëkuptimi që do të firmoset nga përfaqësuesit e tre vendeve në qytetin maqedonas të Ohrit në takimin e Ballkanit të hapur, të mërkurën.