Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrimin rajonal në një drejtim të fragmentuar. Ky është alarmi që ka ngritur të premten Instituti Strategjik i Ballkanit Perëndimor. Sipas kësaj organizate të BE me seli në Sarajevë, Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit kanë të bëjnë me të njëjtat çështje - lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit ka një grup të qartë standardesh të vendosura nga legjislacioni i BE-së, thotë ky grup.