Kryeministri Edi Rama në fillim të takimit në kuadër të Open Balkan në tiranë, përsëriti ftesën që Kosova t’i bashkohet nismës. Sipas tij, Open Balkan është një nismë gjithpërfshirëse që ka në fokus të mirën e përbashkët të njerëzve në ballkan. Por a do ta dëgjojë Kosova këtë apel të radhës së tij?