Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në marxhinat e Samitit për ndryshimin e Klimës, pak para se kryeministri Zoran Zaev të njoftonte se nuk do të merrte pjesë në takimin trepalësh në Beograd. Kreu i shtetit serb përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.