Politika në Mal të Zi është e ndarë në dy kampe për nismën e Ballkanit të Hapur. Kështu u shpreh kryeministri malazez, Dritan Abazoviç, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, duke shtuar se kjo nismë jo vetëm që nuk bie ndesh me procesin e Berlinit, por rrit vizionin e bashkëpunimit në rajon.