‘Ballistët’, tifogrupi që mbështet ekipin e Shkëndijës së Tetovës, kanë mbushur rrugët e qytetit këtë 28 nëntor për të festuar 30-vjetorin e themelimit të tyre, por edhe ne kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Festa e tyre ka nisur në stadiumin e qytetit dhe më pas ka vijuar drejt qendrës së qytetit ku grupe të mëdha njerëzish kanë kënduar këngë patriotike shqiptare duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe ata të tifogrupit të Shkëndijës.