Gjashtë partitë kryesore në Greqi kanë rënë dakord për një debat televiziv parazgjedhor, i cili do të mbahet më 10 maj në orën 21:00, raporton transmetuesi shtetëror ERT. Vendimi u mor në një mbledhje të komisionit zgjedhor ndërpartiak, i cili u drejtua nga ministrja e Brendshme në detyrë, Kalliopi Spanou. Debati, i cili do të drejtohet nga gazetari i ERT-së, Giorgos Kouvaras, do të transmetohet drejtpërdrejtë në gjashtë kanale televizive greke, teksa pyetjet do të dërgohen nga gazetarë të stacioneve të tjera me shtrirje kombëtare në Greqi.