Partia Socialiste ka anuluar të gjitha takimet e partisë deri më datë 3 prill. Kjo ka ardhur si një nga masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili iu ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të PS në rreth, ku iu kërkon pezullimin e takimeve. “Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.